Kreatori Bllogit, perndryshe ''shqip'' zoti i ksaj shpie, op op baj qka du ktu, me dasht i qes fotot e klases fillore, kur u qyrrafsha. qes qka t'ma kona se i kam 22vjet dhe s'mu perzihet nana. :$
mu prezentu a? uhhhh po pritoj bre...
un jam djali filanit, filani u martu me fisteken dhe m'kan dizajnu/maru n'vitin 1986 (nisja numroj se sa vjet i kam).
shkollen fillore e kam kry n'kosov, ahhh qka kan hek nxensat prej meje, shum u halitsha, qikav ja ngjitsha sakezin n'flok, djemve para se mu ul n'karrik ja heksha karriken (kuku niher ja kum pas hek karriken ni djalit klases 'arianit' edhe e ka pas shporetin meniher permas karrike, a e dini qysh jan ato shporetat e shkolles n'ks, krejt kuq u bajke prej nxehtit , oh t'pat ra me shpin krejt bundja ju pat perzhit seriozisht e kam, vike era lesh, amo se kam bo me qellim, se kam mendu qe bjen permi shporet se sjam qaq i poshter, eh ati far 'arianit' i pata thon me bo mi kallxu msuses se qka t'kum bo t'zo mas msimit e ti vjedhi qizmet qe ti ka pru baba prej gjermanije asi me lesh, se tmijat jan kon krejt gum edhe gishtat dalshin jasht), eh qeshtu...
me t'vertet sjam kon nxans i mir se nuk msojsha e msusja ni dit me tha pse nuk mson more ti? un ju pergjigja: o m'ka ra 1 kime n'liber edhe mu ka gerdit...
ndesh besoni ndesh mos besoni krejt 4'she i kam pas prej klases par deri ne klasen e katert, edhe naj 5 dikun dikun, a dini pse? se msusen e korruptojsha me qunga llunga (sakeza) shum i hanke sakezat krejt dhamt ju paten prish kurr ballon me sakez sun bajke se persi e bajke balloni i preke ne dhamin e thym n'spirr edhe bombardojke hahaha hajgare amo pernime krejt 4she i kam pas me t'njofshem :-)
nejse spo hy n'detaje se del naj far romani dramatik.
tani ja nisi lufta ne kosov, i kisha dikun 11/12 vjet, dojsha mu angazhu n'UÇK po sun i qojsha qizmet e mija e u duft me ik naper mal deri n'shkup... quksh e bajsha nanen time se sun hecke, + me kule ish, paramendone su pasha hiq, n'rrug tu hec krejt e vetshin nanen ku e ki moj djalin :| eh qeshtu edhe ktu spo hy n'detaje... se po ma sheh biografin "Steven Spielberg" e e ban naj film.
momentalisht jam ne franc tu nejt qyle, tu prit mos po na bjen LLOTO.
qfar hobi kam a? a bash po don me dit a? ok....
futbollin, basketbollin, notin, muziken, kinematografin. asnjeren prej tyre se pratikoj, po foli per hobin fizikisht si futbollin, basketbollin, notin. a dini pse? se e pi duhanin e Mushkrit mu kan bo krejt QYMYR/SHKRUM 20 metra me ngajt me del Afati.
"ne veren 2007 e takova nje femer..." hmmm...!!
zemren me gjith shpirt ma ka marr, heren e par kur e kam pa u dridhsha zemra dojke me eksplodu prej shpejtsis, dhe me te vertet jam dashuru me shum se shummmm... ajo eshte gjithçka per mua, jam n'gjendje me dhan jeten per te, per lumturin e saj.
shyqyr zoti sod jemi bashk, jemi fejuar me 14/02/2008 dhe jemi martuar frik, jam njeriu me i lumturi ne bot, asgje nuk me mungon.
nuk e kam dit qe mund te dua dikend aq sa e dua te dashuren time...!
ket blog nuk e kam per komente apo vizita, vetem si nje liber ku mund te shkruaj qfar dua.
kam faqe tjera siq eshte www.takohu.com etj.
hajt tash masi mrrine deri qetu... jepja Izën vetit edhe pa pa.
ju pershendes. :D
★ÐЯILØN★
★BØULI★